Top News - SHBA, roli i gardës/ Do analizohet ndërhyrja në protestë

  • 4 years ago
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka urdhëruar rishikimin e përgjigjes së Gardës Kombëtare ndaj protestave, që kanë nisur në Shtetet e Bashkuara, pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd. Në një deklaratë të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se Esper do të analizojë ?përpjekjet e fundit të Gardës Kombëtare për t?iu ndihmuar autoriteteve për zbatim të ligjit gjatë rritjes së pakënaqësive civile?. Janë ngritur mjaft pyetje rreth rolit të Gardës Kombëtare në shpërndarjen e protestave kundër-racizmit që nxiti vdekja e Floydit në 25 mars gjatë kohës kur ishte ndaluar nga policia. Angazhimi i trupave të Gardës Kombëtare, për të mbështetur zyrtarët për zbatim të ligjit në një shesh afër Shtëpisë së Bardhë në 1 qershor pati nxitur reagime të ashpra. Protestuesit ishin larguar nga kjo zonë përmes sprejit të piperit dhe plumbave të gomës, para se presidenti amerikan, Donald Trump të ecte në këmbë drejt një kishe historike në afërsi. Trump vendosi të angazhonte trupat e Gardës në Uashington pasi megjithëse e kishte konsideruar si shokuese vdekjen e Floydit, që shprehur se nuk do të lejonte që ?banditët? të diskretitonin kujtimin e tij.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MarkEsper#GeorgeFloyd#TopChannel

Recommended