Top News - Kompania Lufthansa/ Do të mbyllë 22 mijë vënde pune

  • 4 years ago
Kompania gjermane, Lufthansa ka thënë se planifikon mbylljen e 22,000 vendeve të punës, ndërsa po përpiqet të përballojë rënien e numrit të fluturimeve si pasojë e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Kjo kompani ka parashikuar rimëkëmbje të ngadaltë dhe ka theksuar se pret që të ketë 100 aeroplanë më pak pas përfundimit të krizës. Lufthansa ka thënë se gjysma e vendeve të punës do të mbyllen në Gjermani, dhe shpreson që të arrijë marrëveshje me sindikatat deri më 22 qershor. ?Qëllimi është që t?i hapim rrugë ruajtjes së vendeve të punës, sa më shumë që mundemi në Grupin Lufthansa?, ka thënë kjo kompani. Kjo linjë ajrore punëson më shumë se 135,000 persona në gjithë botën. Shumica prej tyre janë në Gjermani. ?Pa ulje të konsiderueshme të shpenzimeve të personelit gjatë krizës, ne do ta humbim mundësinë për një rikthim më të mirë pas krizës dhe rrezikojmë që Grupi Lufthansa të dalë nga kriza më i dobët?, tha drejtori i punësimit në kompani Michael Niggemann.
Muajin e kaluar kjo kompani ka nënshkruar marrëveshje me Qeverinë gjermane në vlerë të 9 miliardë eurove, me qëllim të ikjes nga shkatërrimi. Qeveria gjermane do të menaxhojë 20 për qind të aksioneve të kompanisë, të cilat tenton t?i shesë deri në fund të vitit 2023.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Lufthansa#TopChannel

Recommended