Ora News- AMT sërish padi në SPAK, Budina: Do tu rrimë pas qafe, këta gënjejnë nga mëngjesi në darkë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Aleanca për Mbrojten e Teatrit ka dorëzuar një tjetër padi në SPAK lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në fjalën e tij, regjisori Edmond Budina tha se artistët do tu rrinë pas qafe atyre që kryen këtë krim monstruoz sipas tij, për të cilën ka lemerisur e gjithë bota.

Edmond Budina: ''Njerëzit do të përgjigjen për atë që dinë. Do jepen dëshmitë e tyre për gjithçka që ka ndodhur atë natë. Ne kemi një shprehje nga anët tona, të ardhtë pas qafe. Edhe ne do tu rrimë pas qafe këtyre, të gjithë atyre që kanë kryer atë krim monstruoz për të cilën është lemerisur e gjithë bota, ne do tu rrimë pas qafe, nuk do të heshtim.''

Budina tha gjithashtu se policia është kthyer në një polici baxhibuzukësh pasi kanë vjedhur rrobat e tyre personale madje dhe biçikletat atë natë.

Edmond Budina: ''Këta gënjejnë nga mëngjesi deri në darkë. Kryeministri ka thënë forcat Renea nuk kanë qenë fare në teatër ndërsa Ministri i Brendshëm tha kanë qenë sepse kishin të dhëna për ekploziv. Si e shembe atë duke menduar se aty kishe eksploziv? Këtu ka një monstruozitet të jashtëzakonshëm. Policia është kthyer në një polici baxhibuzukësh. Edhe objeket tona personale janë vjedhur atë nate, vlera është e konsiderueshme, kalon mijëra euro dhe asgjë nuk është kthyer. Ata të gjitha i shkatërruan aty, edhe biçikletat tona janë gjetur të shitura në pazarin e Tiranës. Ne do t'i qëndrojmë prapa.''

Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj në orën 04:30 të mëngjesit.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/amt-serish-padi-ne-spak-budina-do-tu-rrime-pas-qafe-keta-genjejne-nga-mengjesi-ne-darke

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/6YIGWVGz_fg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended