2 milione te prekur nga Covid-19 ne SHBA | Lajme - News

  • 4 years ago
Shtetet e Bashkuara prekën një tjetër nivel të lartë infektimesh nga COVID-19. Numri i të vdekurve këtë të enjte tejkaloi 2 milionë, mes të cilëve janë shënuar mbi 115 mijë viktima.

Autoritetet shëndetësore amerikane thonë se ritmet e infektimeve po rriten sërish, teksa Nju Jorku që ka edhe nivelin më të lartë të përhapjes së koronavirusit, ka nisur heqjen e masave bllokuese, duke vënë në funksion edhe transportin publik. Ekspertët dyshojnë se shkak i shtimit të rasteve të infektimit është jo vetëm heqja graduale e masave bllokuese por edhe pjesëmarrja masive në protestat anti-racizëm.

Amerika Latine është një tjetër vatër aktive që po zgjerohet me ritme të frikshme. Numri i viktimave në vendet e kësaj hapësire ka arritur në mbi 70 mijë. Më problematike situata duket në Brazil që renditet i dyti në botë për numrin e të prekurve pas Shteteve të Bashkuara.

Përhapje e shpejtë shënohet edhe në Meksikë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 4800 të infektuar të rinj, një shifër rekord për këtë vend.

Afro 8800 raste të reja infektimesh janë regjistruar në Rusi, që e çojnë numrin e të prekurve në mbi 500 mijë që prej nisjes së pandemisë.

Rusia renditet e treta në shkallë globale për nga numri i të prekurve. Numri i infektimeve ditore në Gjermani shënoi 555 këtë të enjte, shifra më e lartë e ditëve të fundit, teksa tendenca e infektimeve është në rritje. Në gjithë botën numërohen mbi 7.4 milionë të prekur prej të cilëve 420 mijë kanë humbur jetën.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended