Top News - Thaçi për Lajçak/ Mirëpresim ata që na njohin si shtet

  • 4 years ago
Hashim Thaci u shpreh se nuk është njoftuar zyrtarisht për vizitën e përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosove-Serbi, Miroslav Lajcak, por theksoi se është me rëndësi që përfaqësuesit ndërkombëtar që merren me këtë cështje, ta njohin Kosovën si shtet i pavarur.Ai shprehu edhe njëherë besimin tek lidershipi amerikan.


Nuk jam informuar ende zyrtarisht, do të shohim axhendën
pastaj do përgjigjem si president i vendit. Por për neve është me rëndësi që përfaqësuesit ndërkombëtar që merren me këtë çështje ta trajtojnë Kosovën si vend i pavarur dhe sovran, çdo qasje tjetër është e dështuar kushdo që të jetë ai. Kemi besim të plotë në qasjen e SHBA-ve dhe besojmë se lidershipi i presidentit Trump dhe dinamika e ambasadorit Grenell do jenë efektive dhe do shënojnë rezultate.

I pyetur se kush do ta udhëheqë dialogun me Serbinë, presidenti shtoi se ai do të drejtohet nga ? përfaqësuesit legjitim të Kosovës?. ? Ne nuk jemi në garë me njëri-tjetri, por do ta plotësojmë njëri-tjetrin?, tha ai. Më herët, presidenti francez Emmanuel Macron tha se dialogu Prishtinë-Beograd mund të rinisë gjatë një samiti të ardhshëm në Paris. Macron, në një telegram urimi dërguar kryeministrit të ri të Kosovës, Avdullah Hoti me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë, shprehu besimin se Hoti do t?i marrë masat e nevojshme për të bërë të mundur rifillimin e dialogut dhe tha se Serbia gjithashtu duhet të bëjë pjesën e saj të përpjekjeve.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MiroslavLajcak#HashimThaci#TopChannel