Shella: Dvorani, nëse nuk bën një dorëheqje të ndershme do vërë në vështirësi KLGJ

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Euralius dhe OPDAT kanë refuzuar të bëhen pjesë e debatit për ligjshmerinë e mandatit të anëtarit të Gjykatës së Lartë, njëkohësisht kreut të KED, Ardian Dvorani.

Në përgjigje të kërkesës së KLGJ-së për dhënien e një opinioni mbi kërkesën e presidentit Meta për mbarimin e mandatit të Dvoranit, këto dy misione ndërkombëtare kanë theksuar se nuk mund të interpretojnë çështje të karakterit individual, duke e kaluar sërish topin në fushën e KLGJ.

Gerti Shella, kreu i INFOÇIP, në një intervistë për Ora News thotë se arsyetimi i tyre është i drejtë.

Në gjykimin e tij, të gjitha institucionet kanë hequr dorë nga Dvorani, por është vetë ai që nuk ka hequr dorë.

Ndaj sipas tij, nëse ai nuk bën një dorëheqje të ndershme do të vërë në vështirësi pas 2-3 ditësh KLGJ, të cilit do ti duhet të marrë një vendim.

Shella: Arsyetimi është i drejtë, lajmi është që të gjithë kanë hequr dorë nga Dvorani, ka hequr dorë Euralius, OBDAT, përpara tyre ishte vetë KLGJ, para KLGJ ishte një mal me probleme dhe një krizë e thellë e institucioneve që u provokua nga Dvorani, edhe Kuvendi duket se ka hequr dorë nga Dvorani.


Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shella-te-gjithe-kane-hequr-dore-nga-dvorani-nese-nuk-ben-nje-doreheqje-te-ndershme-do-vere-ne-veshtiresi-klgj

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv