Meta: Nevojitet komunikim me BE dhe OBSH për të dalë sa më shpejt nga situata e Covid-19

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Presidenti i Republikës Ilir Meta, shprehu shqetësimin e tij në lidhje me situatën e Covid-19 në vend.

Meta tha se nuk duhet humbur përqëndrimi në përballimin efikas të pandemisë.

Sipas tij, shtimi i rasteve dhe viktimave kërkon reflektim serioz dhe të përgjegjshëm nga të gjithë.

Presidenti deklaroi se është e domosdoshme një komunikim me vendet e rajonit, BE-së dhe OBSH-në, për një strategji të re e cila do mundësojë daljen sa më të sigurt dhe të shpejtë nga pandemia.

Ilir Meta: ''Të mos humbasim përqëndrimin në përballimin më efikas të pandemisë, pasi shtimi i rasteve të qytetarëve të prekur nga me Covid-19 por për fat të keq edhe të numri i viktimave, kërkojnë urgjentisht një reflektim serioz, të përgjegjshëm nga të gjithë. Nga institucionet shtetërore, nga qeveria, nga opozita, nga sipërmarrjet dhe nga çdo qytetar. Është e domosdoshme një strategji e re, konkrete dhe afatgjatë, me protokolle të mirëpërcaktuara për të përballuar dhe për të vënë nën kontroll përhapjen në rritje të kësaj pandamie, e cila ka rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Gjithashtu është e domosdoshme një komunikim edhe më intensiv, edhe më efikas, me vendet fqinje, me ato të rajonit, me vendet e BE-së dhe me OBSH-në, për të harmonizuar veprimet dhe për të shkëmbyer informacionet në kohë reale, me qëllim që kjo strategji e re, të na mundësojë daljen sa më të sigurt dhe sa më të shpejt nga kjo situatë.''

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/situata-me-covid-19-meta-duhet-reflektim-serioz-dhe-te-pergjegjshem-nga-te-gjith

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended