Rruga ne hyrje te Fierit ne gjendje te mjeruar (25 Maj 2000)

  • 4 years ago
Kjo është pjesë e rrugës kombëtare, ndodhet në të dalë të Fierit. Në një ditë të vetme kjo copë rruge dëgjon mijëra të shara nga më të rëndat, si për veten ashtu dhe për ata që e kanë lënë në këtë gjendje. Nuk mbahet mend edhe se kur është vënë ky semafor por që nuk ndizet as ditën dhe as natën.
Me hir apo pa hir gjithë jugu kalon këtu. Maunet që vijnë me mall nga Greqia, pushuesit që shkojnë e vijnë në Vlorë dhe Sarandë. Studentët dhe gjithë të tjerët "tunden e shkunden" në këtë rrugë në dalje të Fierit. Ndërmarrja e Mirëmbajtjes së Rrugës ka hedhur disa herë ndonjë lopatë çakull që është gërrmuar përsëri nga shiu dhe rrotat e makinave. Pra sot nuk bëhet më fjalë për shtrimin e saj por për mbushjen e hendeqeve.

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/