Top News - Supervjedhja e Rinasit/ Vdes në spital një nga 17 autorët

  • 4 years ago
Ragip Hajdini, një prej autoreve që grabitën një sasi të madhe parash, e cila po ngarkohej në një avion në Rinas, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ai njihet edhe me psudonimin 'Daja', ndërsa prej 4 ditësh ishte i shtruar në spital, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Familjarët e 50 vjecarit kanë shkuar për ta takuar Hajdinin, por nuk janë lejuar nga bluzat e bardha, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ragip Hajdini ishte i arrestuari i 6 për grabitjen në Rinas dhe i skeduar për precedentë të mëparshëm penalë.

Arrestimi i tij erdhi pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë, Alkond Bengasi, që tha se ?daja? nga Kosova ishte një person tullac, të cilin e kishte takuar disa herë me Admir Muratajn.
Ragip Hajdini rezulton me precedentë të ngjashëm penalë edhe në Kosovë, aty ku ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës, bashkë me 5 persona të tjerë.
Për grabitjen në Rinas, u arrestuan Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Oltian Veseli, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Ragip Hajdini. Ragip Hajdini dyshohet se ishte personi që ka siguruar furgonin që u modifikua në Elbasan me mbishkrimin ?Hetimi Tatimor?.
Të dyshuar për grabitje e Rinasit janë 17 presona midis tyre edhe një femër, e cila dyshohet të ketë djegur furgonin në Kamëz për të humbur gjurmët e ngatërruar policinë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RagipHajdini#AdmirMurataj#TopChannel

Recommended