Protesta ndal plehrat e Durrësit/ Banorët e Manzës nuk lejojnë depozitimin e mbetjeve

  • 4 years ago
Fadroma pas meje është e Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale Durrës, e cila po mbulon me dhe mbetjet e hedhura në Manëz, të cilat prej disa ditësh tashmë janë kthyer në një shqetësim tepër serioz për banorët e zonës.


Mbrëmjen e së dielës, banorët e Manzës, protestuan duke bllokuar rrugën e kamioneve dhe pikërisht kjo protestë, e detyroi bashkinë e Durrësit që të mos hedh më mbetje këtu, dhe ky vendgrumbullim të përdoret vetëm për njësinë administrative Manzë.

Banorët tashmë, krahas shqetësimit të ngritur, presin që në zonën ku ata banojnë të mos hidhen më mbetje.
Me mbylljen e vendgrumbullimit të mbetjeve në Porto Romano, prej pak ditësh qytetarët e Durrësit duhet të kalojnë ose mes plehrave ose në rrugën e makinave. Mbetjet janë ngado për shkak sepse janë mbledhur shumë pak, vetëm ato që u hodhën në Manëz, ndërsa pjesa tjetër vazhdojnë të ndotin këtë qytet.

Ndërkaq, në ditët në vijim bashkia e Durrësit, pritet që këto mbetje ti hedh përsëri në vendgrumbullimin e Porto Romanos, ndërsa më pas do të ketë një marrëveshje, ku kamionët, mbetjet do t?i depozitojnë në Landfillin e Tiranës. /Andi Bora/

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#TopChannel