Wake Up/ Vajzat e ekranit që kanë rënë pre e ngacmimeve seksuale: Ja pse duhen bërë publike

  • 4 years ago
Ditët e fundit, ngjarja e 15 vje?ares së abuzuar, solli një reagim të fortë publik. Përveç faktit se kjo ishte një ngjarje shumë e rëndë, gjithsecili e sidomos gratë dhe vajzat u ndalën dhe reflektuan mbi këtë çështje në raport me veten. Nuk besoj se ka një grua apo vajzë në Shqipëri që nuk është përballur qoftë edhe një herë të vetme në jetën e saj me ngacmimin seksual, nga zona më e thellë e vendit ashtu dhe në zemër të kryeqytetit ku mendohet se shoqëria "vrapon" drejt emancipimit. Këtë fenomen e hasim në jetën tonë reale por ndoshta edhe më shumë ne jetën tonë virtuale. Çështja e ngacmimit seksual në rrjetet sociale është prej vitesh një fenomen shqetësues, ndoshta sepse njerëzit stepen disa ta fyejnë apo ngacmojnë dikë personalisht por ama ndjehen shumë të guximshëm ta bëjnë këtë gjë kur kanë një ekran përpara që i distancon dhe i fsheh nga viktima rrjetet sociale, edhe për faktin se për ta është i nevojshëm bashkëveprimi me ndjekësit. Ndaj jo pak herë ka ndodhur që edhe figurat e njohura të ekranit shqiptar të bien pre e ngacmimeve apo provokimeve të ndryshme në rrjetet sociale, madje ka pasur raste edhe të përndjekjes së vazhdueshme nga agresori virtual. Vetëm pak ditë më parë moderatorja e Top Channel, Fjoralba Ponari, mori guximin që ta publikojë me emër e mbiemër mesazhin e ngacmuesit të saj duke e bërë kështu një shembull publik. Po ashtu edhe moderatorja sportive Hygerta Sako, ndër vite është ndeshur me raste ngacmimi nga ndjekës dhe komentues të e saj. E raste të tilla ka shumë, madje të bëra publike nga vetë personazhet publike, ndoshta edhe si një thirrje për t'u dhënë zemër shumë vajzave dhe grave të abuzuara që ta thonë, të flasin, ta bërtasin, abuzimin që u është bërë e të mos i tremben as dhunuesit dhe as mentalitetit të shoqërisë. Sot në ?Wake Up?, diskutuam lidhur me fenomenin e dhunës dhe ngacmimeve seksuale, kryesisht ato që vijnë në rrjetet sociale. Moderatoret Hygerta Sako dhe Fjoralba Ponari treguan për publikun rastet e tyre të komenteve negative por edhe të sulmeve fizike. Për herë të parë Fjoralba tregoi për sulmin me thikë që i kanë bërë disa vite më parë dhe për traumën psikologjike që ka kaluar për disa vite me radhë. Po ashtu edhe Hygerta tregoi se abuzuesit nuk bëjnë asnjë dallim mes vajzave të ekranit dhe çdo vajze tjetër që del në rrugë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended