Kovid-19, simptoma të pazakonta te shumë raste

  • 4 years ago
Përveç simptomave të njohura të COVID 19, mjekët amë thonë se gjithnjë e më shumë të infektuar me COVID 19 po rezultojnë persona me simptoma të pazakonta si: djersitja, ënjtja apo skuqja e vetëm një gjymtyre. Andaj ata theksojnë rëndësinë e pasqyrës së gjakut dhe testimit për Koronavirus të të gjithë pacientëve të dyshuar, në mënyrë që kriza shëndetësore të kalohet sa më parë.

 
Nëpërmjet telefonit apo e-mailit ne i marrim rezultatet dhe e shohim nëse është pasqyra një anemi e lehtë, leukocitet të ulëta, trombocitet të larta, CRP e lartë d.m.th. mund të bëhet fjalë për këtë dhe atëherë bisedojmë e bëjmë testin. Patjetër. Tani ka ardhur momenti të bëhet testi, atëherë mendonim se ka temperaturë, duhet të zbres temperatura e pastaj ta bëjmë teste. Mirëpo tani u ndërrua pyetësori, është më i lehtë- deklaroi  Sefjane Ferati, Mjeke.

Mjekët thonë se lajmet e rrejshme dhe teoritë e ndryshme të konspiracionit janë një nga problemet me të cilat po përballen, meqë të njëjtat kanë ndikuar që disa qytetarë të jenë të pakujdesshëm.

Kemi pasur pacientë që nga fillimi që kur janë regjistruar tek ne nuk kanë pasur nevojë për shërbime shëndetësore, kanë qenë të shëndoshë, mirëpo virusi i ka sjellë këtu. Dmth nuk është e vërtetë se vetëm ata që kanë sëmundje kronike vetëm ata i kap. Kemi pasur raste kur janë infektuar edhe njerëzit e shëndoshë, biles edhe me klinikë të rënduar- pohoi Abdulhamit Kasami, Mjek (9:52-10:16) 

Shpresojnë ta vazhdojnë edhe pas pandemisë mënyrën aktuale të punës: konsultimet kryhen përmes telefonit, ndërsa terapinë pacientët e marrin online në farmaci. Kjo ka reduktuar pritjet dhe numrin e pacientëve në ordinanca, meqë orare iu caktohen vetëm atyre që nuk iu përmirësohet gjendja shëndetësore.

Recommended