20 raste të reja me koronavirus, riinfektohet një personel shëndetësor - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga 253 testime të kryera, në Shqipëri janë konfirmuar 20 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Të infektuarit identifikohen përkatësisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës dhe Tropojë.Flutra Beqo deklaroi se aktualisht po trajtohen 27 të prekur me COVID, nga të cilët 6 janë në terapi intensive dhe njëri prej tyre është i intubuar.Një personel shëndetesor është riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar, ndersa thuhet se gjendja e tij shëndetesore është e stabilizuar.?Gjatë 24 orëve të fundit një 85 vjeçare nga Tirana ka humbur jetën në Spitalin Infektiv, e konfirmuar me COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Deri me sot 34 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19 pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Në 24 orët e fundit janë kryer 253 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 3 në Krujë, 2 në Durrës, 2 në Tropojë. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.?Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 925 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.?Deri tani janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1232 raste. Në vendin tonë janë aktualisht 273 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë.?

Recommended