Kujdestarët duhen kontrolluar: Duhet vlerësim psikologjik për të ndalur abuzuesit

  • 4 years ago
Ministrja e arsimit, Besa Shahini, teksa fliste në foltoren e kuvendit për abuzimet seksuale, u kërkoi bashkive që stafin mbështetës në shkolla ta zgjedhin me integritet.


U kemi dërguar bashkive kriteret që duhet të plotësojë roja dhe stafi sanitar që na i sjellin nëpër shkolla?.
Por në fletën me kriteret që duhet të përmbajë dosja e punonjësve në shkolla që u është dërguar bashkive kriteret nuk kanë ndryshuar. Vijojnë të kërkohen të njëjtat të dhëna si karta e e identitetit, libreza e punës, vërtetim mjeko ligjor dhe vërtetim banimi si dhe dëshmi penaliteti. Për urdhrin e psikologut kjo nuk është e mjaftueshme nëse duam të parandalojmë rastet e abuzimit.

?Neve vlerësojmë se është momenti që duhet futur në rekrutimin e këtyre personave që kanë marrëdhënie të drejtpërdrejtë me fëmijët dhe një vlerësim psikologjik në tërësi. Ndryshe nga njohuritë akademike që dikush mund të çekojë, psikologu shikon qëndrueshmërinë emocionale. Shikon rrjedhshmërinë në të folur , rrjedhshmërinë në të menduar. Si mbahet kontakti me sy. Nëse kemi elemente të çrregullimit të personalitetit apo jo. Kjo jo vetëm për rojet e shkollave por edhe për mësuesit. Përveç aplikimit që bëhet në portal është e këshillueshme që të realizohen intervista të drejtpërdrejta nga komisioni për të parë nëse individët janë të përshtatshëm në këtë pozicion punë apo jo.

Kostoja e shtimit të komisionit të vlerësimit psikologjik për personelin që duhet të punësohet në institucionet arsimore, shton drejtuesja e urdhrit të psikologut Valbona Treska, do të jetë e pakët në krahasim me dëmet që sjell mospasja e tij.

?Ne vazhdojmë operojmë akoma me 1 psikolog për 2200 nxënës . Për aq kohë sa psikologu ka në ngarkim 11 shkolla dhe i bie që të jetë në njërën shkollë vetëm 2 herë në muaj. Nëse një fëmijë ka probleme duhet të ndiqet rregullisht. Kështu që janë të gjitha problematike që burojnë nga një sistem që duhet riformatuar edhe njëherë për të dhënë shërbim me cilësi?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kujdestaret#BesaShahini#TopChannel

Recommended