Emisioni 112, ep 27 - Merr flakë bombola e gazit, lëndohen dy fëmijë/ Momentet e ngjarjes

  • 4 years ago
Në episodin 27 do të ndiqni:
Merr flakë bombola e gazit, lëndohen dy fëmijë/ Momentet e ngjarjes në Emisionin 112.
VIDEO EKSKLUZIVE/Bombola ende në flakë kur shkon policia, burri e kishte hedhur jashtë banese
VIDEO/Përplaset me disa makina dhe largohet nga vendi i ngjarjes, shoferi kapet pas 200 metrash
VIDEO/Zuri parkimin me karrige dhe u konfliktua me shoferin tjetër, djali kërkon ndihmën e policisë


Është java e parë që kryeqyteti po kalon pa masat kufizuese për COVID-19 ndërsa qytetarët po i rikthehen normalitetit. Gjatë kësaj jave kemi qëndruar me patrullat e Komisariatit nr. 6 ndërsa ju sjellim në Emisionin 112 disa nga ngjarjet që kanë ndodhur në ditët e fundit në zonën e Kombinatit, nga shpërthimi i bombolës së gazit, konfliktet e çastit deri tek arratia e shkurtër e një shoferi që largohet pasi përplaset me disa makina.

Gazetar: Antonio Çakshiri
_______________________________

TIRANË - Dy fëmijë kanë mbetur të lënduar pasi një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në kryeqytet. Emisioni 112 ishte me patrullat me Komisariatit nr. 6 në Kombinat ku edhe ndodhi kjo ngjarje dhe ju sjellim momentet nga ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve.
Bombola e gazit ishte ende në flakë kur patrulla e policisë mbërrin e para në vendngjarje ndërsa efektivët largojnë qytetarët që ndodheshin pranë duke krijuar një perimetër sigurie. Në emisionin e realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri ju sjellim videon ekskluzive, nga momentet kur patrulla merr thirrjen dhe reagimin në vendin e ngjarjes. Dy fëmijët 7 dhe 13-vjeç mbetën të lënduar, një në këmbë nga xhamat e thyer pas shpërthimit të gazit dhe një tjetër u kafshua në dorë nga qeni i tij teksa po përpiqej ta nxirrte jashtë banese. Për dy të miturit u dha ndihma mjekësore nga ekipi i autoambulacës.

Konflikti për vendin e parkimit është një tjetër ndodhi që trajtojmë në emisionin e sotëm. Një person i cili kishte zënë vendin e parkimit me karrige konfliktohet me një shofer që kërkonte të parkonte aty ndërsa më pas kërkon ndihmën e policisë. Shikoni përgjatë emisionit 112 ngjarjen e plotë dhe diskutimin e efektivëve me djalin.

Një zonjë njofton policinë se ish-burri e ka kërcënuar në telefon. Patrulla me të cilën jemi ne reagon menjëherë dhe zonja u tregon efektivëve mesazhet e ish-burrit ndërsa ai e telefon kur ajo po bisedonte me efektivët. Shikoni në emisionin e plotë se çfarë ndodh në këtë rast.

Në orët e pasdites një makinë përfshihet në një aksident me disa makina të tjera tek mbikalimi i kthesës së Kamzës ndërsa më pas largohet nga vendi i ngjarjes. Qytetarët telefonojnë policinë dhe japin të dhënat për mjetin ndërsa për shkak të trafikut arratia zgjat vetëm 200 metra. Shoferi i cili u largua nga vendi i ngjarjes u kap nga efektivët e Policisë Rrugore panë rrethrotullimit të Sheshit Shqiponja. Në emisionin ju sjellim momentet e ngjarjes ndërsa ky shofer u shoqërua në Komisariat pasi ishte në gjendje të dehur.

Recommended