Top News - 13 vite nga zhdukja e Madeleines, policia me një pistë të re

  • 4 years ago
Policia po bën apel për ndihmë nga publiku për zgjidhjen e rastit të Madeleine McCann, pasi njoftoi se një abuzues ishte i dyshuar i ri.


Një gjerman 43 vjeçar, emri i të cilit nuk është dhënë, është aktualisht në burg. Ai besohet se ka qenë në zonën ku Madeleine është parë për herë të fundit, kur ajo u zhduk në Portugali 13 vite më parë. Prindërit e Madeleines, Kejt dhe Xherri MekKenn, sipas një zëdhënësi të familjes, mendojnë se zhvillimi i fundit është shumë domethënës.

Klarence Mitchell, që përfaqëson familjen që nga zhdukja e tre vjeçares, tha se në 13 vite ai nuk mund të kujtonte asnjë rast në të cilin policia të ketë qenë kaq specifike për një individ. Ai tha se nga të gjitha pistat dhe të dyshuarit e mundshëm që janë përmendur në të shkuarën, nuk ka patur asnjëherë diçka më të qartë se tani, dhe jo nga një por nga tre forca policie.

Policia britanike, që po punon me atë gjermane dhe portugeze, tha se rasti mbetet një hetim për person të zhdukur sepse nuk ka asnjë provë përfundimtare që të tregojë se Medlin është gjallë apo jo. Sidoqoftë, hetuesit gjermanë, e kanë klasifikuar atë si hetim për vrasje. Kemi arsye të besojmë se ka edhe persona të tjerë, përvec të dyshuarit, që kanë dijeni për krimin dhe ndoshta edhe për vendin ku është lënë trupi ? tha policia gjermane. Policia ka publikuar foto të dy automjeteve, një kamperi dhe një xhaguari, që besohet se lidhen me të dyshuarin, si edhe të një shtëpie në Portugali. Ditën pas Madlin u zhduk, në 2007, i dyshuari e kaloi xhaguarin në emër të dikujt tjetër. Policia gjermane, që në këtë fazë po kryeson hetimin, tha se i dyshuari është në burg për një krim seksual. Ai ka patur edhe dy dënime të mëparshme të ngjashme. Medlin u zhduk pak para ditëlindjes së saj të katërt nga një apartament në Praia da Luz, mbrëmjen e 3 majit 2007, ndërsa prindërit e saj ishin në një bar aty afër, me disa miq. Zhdukja e saj ndezi një operacion të jashtëzakonshëm në të gjithë Evropën.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MadeleineMcCann#Portugal#TopChannel