Promovimi i zones Sazan-Karaburun | Lajme - News

  • 4 years ago
Edhe pse pandemia ka ndryshuar situatën e turizmit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi sheh si zgjidhje ligjin e ri në Parlament për turizimit detar.

Ai foli edhe për promovimin e Parkut Detar Karaburun-Sazan, i cili nga kjo e premte ka një skaf të ri të financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim në partneritet me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

?Në qoftë se nuk do të ndodhnin problematikat e koronës, sot do të ishte një ditë krejt tjetër do flisnim për gjëra të tjera. Aktiviteti i sotëm është për dy arsye; për të promovuar një destinacion turistik kaq të pëlqyer për jo vetëm turistët shqiptar por edhe turistët e huaj, që vazhdon të jetë Karaburuni dhe Sazani. Sot pandemia na ka bërë më të tërhequr. Por arsyeja më e madhe që bëjmë këtë aktivvitet është promovimi për ligjin detar që ka një problem me kthimin e presidentit, por do ta rikalojmë në Kuvend me një votim të mazhorancës ashtu siç mori herën e parë pasi është një ligj që kërkon të hapë një fushë të re për turizmin shqiptar ku ju djemtë e Vlorës dhe biznesi i detit të Vlorës padyshim është ai biznes që do t?i japë vrull këtij turizmi të ri që duam të krijojmë në Shqipëri. Deti është një mundësi e artë për të patur shumë më tepër turizëm elitar në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë?.

Skafi i mundësuar për parkun natyror të Karaburun-Sazanit do lehtësojë patrullimin e Parkut Detar për zbulimin e aktiviteteve të mundshme të paligjshme, do të ndihmojë dhe në monitorimin e ujit dhe mbrojtjen e biodiversitetit dhe në përmirësimin e shërbimeve publike për vizitorët e parkut.

Me një kapacitet shpejtësie prej 53 milje në orë, skafi mund të ndihmojë dhe në ofrimin e shpejtë dhe të efektshëm te ndihmës së parë mjekësore.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended