Greqia hap kufijte per turistet nga 29 vende | Lajme - News

  • 4 years ago
Greqia bëhet i pari vend i Bashkimit Europian, i cili që prej 15 Qershorit do të pranojë turistë nga Shqipëria dhe 28 vende të tjera, shumica anëtare të unionit. Mediat greke shkruajnë se për të mos e djegur këtë sezon turistik, autoritetet greke vendosën hapjen si të pikave kufitare tokësore e detare, ashtu edhe të aeroporteve për turistët e huaj.

Nga vendet e rajonit, veç Shqipërisë kufijtë hapen edhe për Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e Serbinë. Mediat greke sqarojnë se me hapjen e kufirit lehtësohen masat e hyrjes së shtetasve të huaj për qëllime turistike, të cilët nuk është nevoja t?i nënshtrohen izolimit në karantinë për 2 javë kundër koronavirusit, siç veprohet aktualisht për personat që shkojnë nga jashtë.

Ata pritet t?u nënshtrohen kontrolleve të temperaturës në pikat kufitare. Lista pritet të zgjerohet pas 1 Korrikut, në varësi të ecurisë së përhapjes së COVID-19. Deri atëherë, shtetasit nga vendet që janë jashtë listës së hapjes së kufijve, nëse duan të hyjnë në Greqi duhet të vazhdojnë t?i nënshtrohen izolimit 2-javor në karantinë.

Disa vende të Bashkimit Europian kanë në plan hapjen e kufijve të jashtëm më 15 Qershor, sipas direktivave të Komisionit Europian. Megjithatë, vende si Franca janë skeptike për hapjen e kufijve pasi i druhen rrezikut të një shpërthimi të dytë të pandemisë me raste të ardhura nga jashtë.

Lista e shteteve me të cilët Greqia do të hapë kufijtë:

-Shqipëria

-Australia

-Austria

-Maqedonia e Veriut

-Mali i Zi

-Bullgaria

-Gjermania

-Danimarka

-Zvicra

-Estonia

-Japonia

-Izraeli

-Kina

-Kroacia

-Qipro

-Letoni

-Liban

-Lituani

-Malta

-Rumani

-Zelandë e Re

-Norvegji

-Korea e Jugut

-Hungari

-Serbi

-Sllovaki

-Slloveni

-Çeki

-Finlandë

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended