Ora News -Fadromat “rrezikojnë” turizmin, bizneset në Sarandë në protestë: Të ndalë puna në bulevard

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Bizneset përgjatë bulevardit në Sarandë kërkojnë ndërprerjen e punimeve përgjatë sezonit turistik pasi sipas tyre, bllokimi i rrugës i ka lënë pa punë. Në rast të mos reagimit nga Bashkia, ata thanë se nuk do të paguajnë taksat, ndërsa folën për mbi 300 persona që humbasin vendet e punës.

Edhe pse ishte premtuar se do të përfundonte më 20 qershor, bulevardi i Sarandës nuk do të hapet deri në verën e vitit tjetër.

Por vendimi i Bashkisë për të lejuar punimet edhe gjatë sezonit turistik ka ngritur në protestë bizneset që operojnë përgjatë bulevardit.

Ata kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, pasi mbyllja e bulevardit lë automatikisht pa punë 300 persona.

Përveç bizneseve mosfunksionimi i kësaj zone bën të pamundur lidhjen e qytetit me zonën e turizmit çka do të penalizonte pjesën më të madhe të hoteleve.

Punimet kanë nxjerrë jashtë funksionit edhe plazhin më të madh publik të Sarandës pasi një pjesë është shndërruar në kantier ndërtimi.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/fadromat-rrezikojne-turizmin-bizneset-ne-sarande-ne-proteste-te-ndale-puna-ne-bulevard

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended