Shëtitorja e Sarandës/Qytetarët protestë, i moshuari shtrihet para kamionit: Mos prekni plazhin!

  • 5 years ago
Qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile janë mbledhur sot përpara plazhit të Çentralit në Sarandë për të kundërshtuar punimet që po bëhen aty, madje njëri prej tyre doli në rrugë duke u shtrirë para kamionit për të bllokuar punimet. Prej disa ditësh një firmë ka nisur punimet në plazh duke e sjell atë në nivelin e shëtitores. Protestuesit kundërshtojnë hedhjen e zhavorrit në plazhit historik të sarandjotëve. Ky plazh është bombarduar me inerte në vitet e fundit ndërsa kryetari i bashkisë Adrian Gurma sqaroi ditën e djeshme se punimet aty do të shërbejnë vetëm për të ndërtuar kantierin e punime, por kjo nuk i ka bindur qytetarët të cilët janë të vendosur në mbrojtjen e plazhit. Me thirrjet ?mos ma prek Centralin?, qytetarët kanë qëndruar për një orë përpara plazhit. Prej ditësh kanë nisur peticionet online , kurse ditën e hënë ata kanë premtuar një tjetër protestë para Bashkisë Sarandë.

Recommended