Report TV - Njihuni si SPAK do luftojë krimin dhe korrupsionin! Publikon logon kuqezi

  • 4 years ago
TIRANË- SPAK krijon logon dhe i beson 6 prokurorëve luftën kundër krimit të organizuar dhe pesë prej tyre luftën ndaj korrupsionit. Struktura kundër krimit të organizuar brenda SPAK do të drejtohet nga Altin Dumani i cili njëherazi do të jetë dhe zv.drejtues i SPAK dhe do të hetojë botën e krimit sëbashku me Vladimir Marën, Behar Dibrën, Ened Nakuçin, Doloreza Musabelliun dhe Elida Kaçkinin.

Dumani aktualisht ka në hetim dosjen e atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, ndërsa Behar Dibra ndër dosjet e fundit që finalizoi ishte ajo e klandestinëve të paligjshëm drejt SHBA-ve.Korrupsioni i është besuar si drejtues prokurorit Ervin Kondili si dhe Klodjan Brahos, Enkeleda Millonait, Dritan Prençit, Sotir Kllapi. Braho është prokurori i dosjes së zyrtarëve të lartë, Kondili i njohur si prokurori i kokainës së Maminasit po heton edhe dosjen e teatrit kombëtar.