Top News - Samiti i G7-ës në SHBA/ Merkel nuk do të marrë pjesë

  • 4 years ago
Kancelarja gjermane angela merkel nuk do të jetë e pranishme personalisht në samitin e G7 të liderëve, në qershor. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i saj. Samiti ishte zhvendosur online këtë vit, si reagim ndaj pandemisë së koronavirusit, por presidenti amerikan, Donald Trump, tha javën e shkuar se ai do ta organizonte personalisht samitin, në shtëpinë e bardhë dhe në Camp David.
Zëdhënësi i merkel, Steffen Seibert, u citua të thoshte: Duke marrë në konsideratë situatën aktuale kancelarja nuk mund të udhëtojë drejt Uashingtonit për të marrë pjesë personalisht në samit. Kancelarja falenderon presidentin Trump për ftesën që i ka drejtuar?.
Sidoqoftë, një zyrtar francez tha se presidenti emmanuel Macron po mendon të jetë i pranishëm në camp david, nëse kushtet e shëndetit e lejojnë. SHBA, ka deri më tani bilancin më të rëndë të koronavirusit në botë. Më shumë se 102 mijë persona kanë humbur jetën dhe mbi 1.7 milionë njerëz janë prekur nga virusi. Samiti i G7 ishte parashikuar fillimisht të mbahej më 10 dhe 12 qershor në Camp David, por ai ishte menduar të bëhej online. Javën e kaluar Trump tha se do të donte që liderët e botës të mblidheshin atje personalisht për ti dhënë njerëzve një sinjal shprese se gjërat po ktheheshin në normalitet.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Merkel#SamitiiG7#TopChannel