Kosovë/ ​Hapja e kufijve ajror dhe tokësor, vendoset në javën e ardhshme

  • 4 years ago
Shefi i kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Alban Zogaj ka deklaruar se në javën e parë të qershorit do vendosin për hapjen e kufijve tokësor dhe ajror.


?Faza e tretë e hapjes do të fillojë prej 1 qershorit e tutje dhe ne po shpresojmë shumë që gjatë javës së parë të kemi diskutime serioze për të parë se si do hapen kufijtë dhe më pastaj me automatizëm do i hapim edhe fluturimet dhe aeroportin, kështu që unë po vlerësoj se kjo javë e parë e qershorit do jetë kyçe për të marrë një vendim i tillë, pra akoma nuk është marrë një vendim i tillë, akoma nuk e kemi një datë të saktë se kur do ndodhë kjo.

Por qershori është kyç? Ne po varemi dhe jemi në koordinim me MSH dhe IKSHP-në në mënyrë që me na e dhënë dritën e gjelbër dhe kur mund të vazhdojmë tutje me fazën e tretë dhe me hapje eventuale të kufijve dhe fluturimeve?, deklaroi Zogaj.

Qeveria e Kosovës që më 13 mars, ka mbyllur kufijtë tokësorë për shkak të mos përhapjes së pandemisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovo#AlbanZogaj #TopChannel