Top News - Maqedonia e Veriut/ 4 viktima dhe 52 raste të reja

  • 4 years ago
Maqedonia e Veriut regjistroi të premten katër viktima të reja nga Covid-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, tre viktima janë nga Shkupi, të moshës 73,76 dhe 82 vjeçe dhe një nga Tetova i moshës 55 vjeçe.

Me këto viktima numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur betejën me Covid-19 në vend ka mbërritur në 125. Janë regjistruar ndërkohë edhe 52 raste të reja të koronavirusi, shifër ditore kjo më e larta që nga muaji prill, kur vendi ndodhej pranë majës së epidemisë.
Drejtuesit e institucioneve kanë shprehur shqetësim në lidhje me rritjen e numrit të të infektuarve duke bërë thirrje për kujdes të shtuar.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se mosrespektimi i masave mund të çojë në rikthimin e kufizimeve. ?Dua të bëjë qartë se do të zbatojmë kufizime në disa vende nëse gjendja epidemiologjike e kërkon një gjë të tillë, do të analizojmë të dhënat edhe gjatë fundjavës dhe do të shohim se si duhet të veprojmë?, deklaroi Filipçe duke kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme angazhim më të madh për të garantuar respektimin e masave të Komisionit të Sëmundjeve Infektive. Numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në mbi 2,100. 487 raste ende janë aktiv, kurse mbi 1,500 janë shëruar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MaqedoniaVeriut#TopChannel