Ora News - Ndërtimet 'mbysin' Tiranën, qytetarët fajësojnë bashkinë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Qytetarët e Tiranës shprehen të pakënaqur për sa i përket ndërtimeve në kryeqytet, pasi sipas tyre po kryhen pa kriter dhe po zhdukin historinë dhe identitetin e Tiranës.

Tiranës po i humbin dita ditës jo vetëm vlera historike, por edhe gjelbërimi.

Kryeqytetasit shprehin pakënaqësi për sa i përket ndërtimeve që po i marrin frymën çdo gjëje të bukur.

Shumë prej tyre i cilësojnë pa kriter dhe për këtë fajësojnë bashkinë e Tiranës.

''Duke ruajtur strukturën ekzistuese të ndërtesave karakteristike, duhen bërë në përputhje me ndërtimet e reja. Duhet bërë një gërshetim. Duhet me zona, atje ku është zonë e vjetër të rrijë ashtu siç është. Atje ku do bëhet gjë e reja si në gjithë botën, duhet të bëhet dhe këtu.''

Madje disa prej qytetarëve nuk ngurrojnë të japin krahasime në ndertime në shtete evropiane ku kanë qëndruar si emigrantë.

''Unë kam qenë 3 vjet në Gjermani.Askund nuk kam parë ndërtime kështu. Gjithmonë sa më larg distanca, ajri i pastër. Këtu kap e mbyt vendin.''
+
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/ndertimet-mbysin-tiranen-qytetaret-fajesojne-bashkine

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/d7HoQT1oeTc

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended