Sport, Teuta fituese e Kupes se Shqiperise (6 Maj 2000)

  • 4 years ago
Pas 2 orë e 30 minutash emocionesh në fushë dhe jashtë saj në Stadiumin " Qemal Stafa" janë dëgjuar vetëm thirrjet "Teuta, Teuta". Skuadra durrsake është treguar më e saktë nga pika e 11 metrave duke realizuar të 5 goditjet. Ndërsa lushnjarët kanë gabuar në gjuatjen e parë duke humbur dhe shanset për fitoren e kupës. Me rezultatin 5-4 Teuta e Durrësit është fituese e Kupës së Shqipërisë për vitin 2000.
90 minutat e kohës së rregullt dhe 30 minutat e kohës shtesë janë mbyllur me rrjeta të paprekura 0-0. Sidoqoftë ekipi i Lushnjes e kërkoi më shumë golin duke kryer dhe një volum të madh pune por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Skuadra e Teutës ishte më e prekuopuar për të mos pësuar gol por ishte e shpejtë në sulm.
Nga pika e 11 metrave, më të saktë lojtarët e Teutës do të shënojnë Muça, Bespalla, Prenga në goditjen e tretë, Babamusta në goditjen e katërt dhe Tolaj në goditjen e pestë. Ndërsa për ekipin e Lushnjes do të gabojë Gazheli dhe më pas lojtarët e saj do të tregohen më të saktë ku do të shënojnë Çuko, Muka, Hysko dhe Malko. Ekipi i Teutës i drejtuar nga Hasan Lika dhe me mbështetjen e Presidentit të skuadrën Edmond Hasanbelliu, ka nisur drejt Durresit për herë të dytë Kupën e Shqipërisë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended