Ministri i Rendit Spartak Poçi për policinë - (3 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ministri i Rendit Spartak Poçi ka pranuar sot faktin se policia në disa raste ka ushtruar dhunë mbi qytetarët dhe njerëzit e medias në kundërshtim me ligjin. Në këto raste tha Poçi policët janë ndëshkuar me largimin nga detyra.

Spartak Poçi, Ministri i Rendit:- ?Gjatë vitit ?99 janë bërë 35 denoncime nga qytetarët për punonjësit e policisë. Numri i rasteve të trajtuara me masa administrative ndaj punonjësve të policisë për keqtrajtime të shtetasve gjatë vitit ?99 është 28. Kurse numri i rasteve të trajtuara nga organet e prokurorisë, apo gjykatës gjatë punonjësve të policisë për keqtrajtim të shtetasve gjatë vitit ?99 është 31. Për trajtimin e rasteve të keqsjelljes të punonjsëve të policisë, janë bërë verifikimet përkatëse me anë të zyrës së inspektorëve të ministrit, zyrës së kërkes-ankesave, si dhe nga drejtoria e shërbimit informative të rendit. Mbi bazën e këtyre verifikimeve janë mbajtur dhe qëndrimet përkatëse?.

Në takimin e përbashkët të komisioneve parlmentare të rendit dhe atij të të drejtave të njeriut, Ministri i Rendit Spartak Poçi tha se policia nuk ka mjete dhe armatimin e duhur. Reforma do të largoj elementët e korruptuar nga policia përfundoi Poçi./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended