Sindikata e Arsimit, rrogat e mësuesve - (3 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Një nga mësueset në shkollat e mesme të Tiranës, Liljana ka dhjetë vjetë që jep lëndën e matematikës. Ajo tregon se në shkollat e mesme interesi për mësimin ka rënë dhe disiplina në klasë nuk është si më parë. Me gjithë lodhjen dhe përgjegjësinë kjo mësuese merr çdo muaj 12 mijë lekë të reja. Ajo thotë se vështirësia në punë është e madhe, pasi numri i nxënësve në klasa është rritur dhe puna e mësuesit duhet të vlerësohet më shumë.

Hërë me greva dhe herë me bamirësinë e qeverisë rroga e mësuesve është ngritur shumë pak. Në Kongresin e saj të parë Federata Sindikale e Arsimit dhe Shkencave kërkoi që deri në fund të vitit rroga e mësuesve të rritet përsëri edhe 10%. Të paktën kështu këta nxënës nuk do të ndërpresin mësimin nga grevat e mësuesve./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/