Berisha vizite ne Varrezat e Deshmoreve (5 Maj 2000)

  • 4 years ago
As dëshmorët nuk kanë bashkuar sot politikanët shqiptarë. Sot në ditën e 5 Majit pasi janë larguar pushtetarët në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit ka mbërritur kryetari i Partisë Socialiste Sali Berisha. Më spostoni kurorat e kusarëve ka kërkuar Berisha. Nuk mund të vendos kurorën sëbashku me të atyren.
" Kurorat janë, natyrisht spostohen por ajo çfarë mund të them unë, nëqoftëse ka individë që nuk kanë asnjë të drejtë morale për të nderuar sot të rënët, janë kusarët. Për këtë kam bindjen më të thellë. Këtu bazohet dhe apeli që unë i drejtoj shqiptarëve sot, nga ky vend."
Edhe në këto monente Berisha nuk ka lënë mënjanë politikën. Lideri demokrat në emër të gjakut të dëshmorëve, i ka bërë thirrje shqiptarëve të mbrojnë dhe të kthejnë idealet e tyre në liri për të gjithë.
" Kjo ditë në të cilën ne nderojmë sakrificën e madhe kombëtare, sakrificën sublime kombëtare është një apel i madh për të gjithë shqiptarët,për kombin për të shporrur sa më shpejt nga pushteti regjimin e këtyre klaneve mafioze. Shqiptarët meritojnë qeverisje të ndershme."

Gazetare: Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/