Top News - Kryeministri Holandez/ Nuk takoi nënën që po vdiste...

  • 4 years ago
Kryeministri holandez, Mark Rutte, nuk ka mundur të vizitojë nënën e tij, në javët para se ajo të ndahej nga jeta, për shkak të kufizimeve për koronavirusin, por qëndroi me të natën e fundit ? tha një zëdhënës i kryeministrit. Të hënën, Rutte njoftoi se e ëma e tij, 96 vjecare, ishte ndarë nga jeta, për shkaqe natyrale dhe jo nga covid 19. ?Ne i thamë lamtumirë asaj në një rreth të ngushtë familjar dhe shpresojmë që të mund ta përballojmë këtë humbje të madhe në paqe në të ardhmen?, tha ai në një deklaratë. Zëdhënësi i tij, sqaroi se kryeministri kishte zbatuar masat e kufizimit për koronavirusin dhe nuk e kishte vizituar të ëmën prej më shumë se 8 javësh. Sidoqoftë, masat e kufizimit lënë vend që t?i thuhet lamtumirë një pjesëtari të familjes në fazën e fundit dhe kryeministri qëndroi me të ëmën natën e fundit?, tha ai. E gjithë kjo vjen në një kohë kur qeveria në britaninë e madhe është nën një rrebesh kritikash pasi një këshilltar i lartë i kryeministrit Boris Johnson, përshkoi vendin gjatë periudhës së izolimit. Qeveria e johnson madje regjistroi dorëheqjen e parë të saj për këtë shkak, me ministrin për skocinë, daglas ross, që u largua në shenjë proteste. ?Unë njoh njerëz që nuk i kanë dhënë lamtumirë të afërmve, familje që nuk kanë mbajtur dot zi së bashku, njerëz që nuk kanë mundur të shohin të afërmit e sëmurë sepse i bindeshin udhëzimeve të qeverisë?, tha ai. Nuk mundem tu them atyre se rregullat janë ndryshe për ta e ndryshe për këhsilltarët e qeverisë. Presioni për dorëheqjen e dominic cumming ka qenë i lartë por ky i fundit në një konferencë për shtyp u përpoq të justifikonte udhëtimin e tij, bashkë me të shoqen dhe të birin për 425 km, nga londra në durham, në kulmin e krizës së koronavirusit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Holland#TopChannel