Ora News - Gjinushi: Shqipëria 8 herë më pak teste për Covid-19 se Evropa dhe Ballkani

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Shqipëria regjistron numrin më të ulët të testeve për Covid 19 krahasuar me vendet e Evropës dhe Ballkanit.

Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi shprehet se vendi ynë kryen 8 herë më pak teste se shtet e Evropës.

?Në Evropë gati 4% e popullsisë është testuar, ndërsa tek ne 0.46%. Në Ballkan janë testuar 2% e popullsisë.?

Sipas buletinit të fundit të ASH thuhet se gjatë muajit maj Shqipëria ka shënuar një rritje të të prekurve të rinj me 1 për qind, por javën e fundit ka pësuar një rënie.

Sa i përket këtyre shifrave, Durrësi është qyteti që ka me shumë probleme.

?Tirana është përcaktuese, dhe ka ecur mirë. Deri dje e kam mbyllur me rritje nënë njëshin. Durrësi ka rikthyer rritjen e kurbës.?

Akademia e shkencave gjithashtu ka edhe një projekt për testet serologjike në një masë më të gjerë se vetëm stafi shëndetësor, ndërkohë që pritet miratimi i saj..
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/gjinushi-shqiperia-8-here-me-pak-teste-covid-19-se-evropa-dhe-ballkani

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv