Top News - Tregu elektrik/ Bashkia, plan transformimi

  • 4 years ago
Ish tregu elektrik ne njesine nr 2 te Tiranes do te transformohet teresisht. Ky do te jete investimi me i madh ne 30 vite ka deklaruar kryebashkiaku Veliaj gjate inspektimeve te punimeve ne nje bllok banimi ne kete zone.
Bashkia e Tiranës nisi investimin më të madh në këto 30 vite në Njësinë 2. Dikur një nga zonat më të degraduara, shumë shpejt blloku që kufizohet nga Blv. ?Bajram Curri? ? Blv. ?Petro N. Luarasi? ? Rr. ?Taulantia? ? Rr. ?Ali Demi? do të transformohet tërësisht, ku krahas asfaltit dhe punimeve nëntokësore, do të ketë edhe një zonë pedonale, kënd lojërash, fusha sportive dhe hapësira të tjera çlodhëse. Do të punojmë gjatë gjithë verës për t?u siguruar që, teksa qytetarët i kthehen jetës normale dhe vazhdojnë me pushimet, në terren punohet pa pushim për të shfrytëzuar edhe kohën pa shumë trafik

Veliaj theksoi gjithashtu se investimet do te shtrihen ne cdo lagje, duke e paralelizuar me rregullimin e piramides dhe teatrit te ri, te cilat sipas tij i ka prekur dora e modernizimit.

E kuptoj vitin '91-'92, kur sapo kishte filluar kapitalizmi, ishte i nevojshëm qarkullimi i të mirave materiale dhe financave, por vjen një ditë kur duhet t'i hapim rrugë zhvillimit. Ishim mësuar me treg në rrugë për pajisjet elektrike, me treg në rrugë për rrobat te komuniteti rom, i cili sapo u zhvendos te ish Fabrika e Miellit, me një teatër skandaloz, me fusha skandaloze, me lodra të shkatërruara, por vjen një çast kur dora e modernizimit duhet të kapë çdo hapësirë të qytetit. Siç po fillojmë me rregullimin e Piramidës dhe Teatrin e ri, ashtu do të vazhdojmë në mënyrë kapilare me lagjet.
Daljen e tij publike kryebashkiaku e ka shfrytezuar edhe per te lajmeruar femijet per hapjen e parkun rinia, pikerisht ne festen e tyre me 1 qershor.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErionVeliaj#TreguElektrik#TopChannel

Recommended