Top News - Banda e prostitucionit/ OFL, kërkesë për Bajrin e Shkodrës

  • 4 years ago
Operacioni Forca e Ligjit u kërkon burimin e pasurisë dy personazheve të tjera të botës së krimit, pjesëtarë të bandës kriminale të Bajrajve në Shkodër.
OFL u ka dërguar kërkesë për dorëzimin e pasurisë shtetasve Enver Bajri dhe Emrah Plaku, të dënuar për vepra të rënda kriminale, si shfrytëzim prostitucioni, grup i strukturuar kriminal apo shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie.
Enver Bajri, banues në Shkodër është person nën hetim, pasi ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurimit personal ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal? dhe ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal?.
Gjithashtu, Gjykata e Bolonjës (Itali) e ka dënuar me 9 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale ?Shfrytëzim prostitucioni, e kryer në bashkëpunim?.
Emrah Plaku, banues në Shkodër wshtw gjithashtu person nën hetim, pasi ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurimit personal ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal? dhe ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal?.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OFL#Shkoder#TopChannel