Top News - Zbulimi tronditës/ Fusha magnetike e tokës po dobësohet

  • 4 years ago
Shkencëtarët kanë bërë një zbulim tronditës ? fusha magnetike e Tokës po dobësohet. Ajo është jetike për jetën në planetin tonë, sepse na mbron nga rrezatimi kozmik dhe grimcat e ngarkuara që lëshon dielli. Ekspertët kanë zbuluar mes Afrikës dhe Amerikës së Jugut një rajon të madh me intensitet magnetik të zvogëluar, të quajtur ?Anomalia e Atlantikut të Jugut? e thonë se qendra me intensitet minimal atje është krijuar në vetëm pesë vjet.


Hulumtuesit janë duke spekuluar se dobësimi mund të jetë shenjë e fakti që Toka po i drejtohet një ndryshimi të poleve. Hera e fundit kur ka ndodhur kjo, ishte 780,000 vjet më parë. Anomalia po shkakton kaos për satelitët dhe avionët që fluturojnë në këtë zonë, pasi siç thonë mediat e huaja, shumë prej tyre po përjetojnë atje probleme teknike.

Zbulimi është bërë nga një ekip i Agjencisë Europiane të Hapësirës (ESA) i cili I ka marrë të dhënat nga konstelacioni i saj Swarm, që është një grup satelitësh. Këta satelitë janë krijuar posaçërisht për të identifikuar dhe matur sinjalet e ndryshme magnetike që përbëjnë fushën magnetike të Tokës, dhe i lejojnë ekspertët që të dallojnë zonat e dobësuara. ESA e ka studiuar fushën magnetike që nga fundi i vitit 2013. Misioni përbëhet nga tre satelitë identikë që ofrojnë matje me cilësi të lartë të saj tre rrafshe orbitale të ndryshme.
Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Zbulim#TopChannel

Recommended