Maliqi- Lleshajt: RENEA çohet vetëm ndaj terroristëve...kush ishte kriminel Liçaj apo Kryemadhi?

  • 4 years ago
Lefter Maliqi, ish- drejtor i burgjeve i ka kthyer përgjigje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Kuvend. AI e ka cilësuar si kriminale ndërhyrjen e forcave RENEA për shembjene Teatrit Kombëtar.

?Më habiti se si fliste ministri i Rendit Publik, më kujtonte kur kam qenë shef policie kriminale në Mirditë e ndiqja kriminelët, kur ishin në turmë bënin të fortin e kur i kapje flisni qetë sikur s'ka ndodhur asgjë. Po a ka më krim të çosh 1 mijë trupa policore dhe çon forcat RENEA,forcat speciale, po ku lejohet more, se kam qenë pedagog dhe kam dhënë taktikë policie, forcat e RENEA-s dërgohen vetëm ndaj terroristëve, pengmarrësve, krimit të organizuar dhe vrasjes, kush ishin kriminelët, Budina, Licaj, Kryemadhi? Ku po e çoni këtë vend, po ju marrin lirinë, pronën, dinjitetin, duhet revoltë e madhe, nuk këta nuk ikin ndryshe, zemërimi duhet të jetë shumë i madh?- tha ai.