Ora policore nuk po respektohet njëjtë në gjithë vendin, rrugët e Çairit përplot me fëmijë

  • 4 years ago
Rrugët e Çairit përplot me fëmijë dhe të rinj të cilët qarkullojnë edhe gjatë orës policore.

?Edhe pas njoftimeve të shumta se ora policore nuk respektohet, e njëjta gjë është edhe sonte. Policia bën kontrolle më të ashpra tani në pikat kontrolluese, por jo edhe në rrugët kryesore ose në rrugët dytësore ku qytetarët qëndrojnë më shumë?.

Shëtitja me biçikleta dhe lojërat e ndryshme vërehen thuajse në çdo lagje.

Për dy orë sa ekipi ynë lëvizi nëpër rrugët e Çairit, nuk vërejtëm asnjë veturë të policisë që të qarkullojë. Kontrollet e vetme i vërejtëm, në punktet ku qëndron vetë policia.

Situatë e ngjashme edhe në Komunën e Shutkës. Lëvizja e njerëzve gjatë orës policore të lë përshtypjen se në rrugën kryesore ka aheng.

MPB-ja njofton se në tërë territorin orën policore e kanë shkelur 52 persona. 39 persona janë arrestuar, ndërsa të tjerët përfundojnë me procedurë adekuate. Janë regjistruar edhe 33 shkelje për mos mbajtje të maskave mbrojtëse. Në 24 orët e fundit 34 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 16 të tjerë kanë firmosur vendim për vet-izolim.

Mefail Ismaili

Recommended