Fundjavat pa TVSH, s’do të thotë ulje e çmimeve për 18%

  • 4 years ago
Qytetarët do të duhet t?i presin kartelat pagesore të Qeverisë për të paktën edhe një muaj tjetër. Në tre javët e ardhshme, do të filtrohen listat se cilët qytetarë i plotësojnë kushtet për të aplikuar për kartelë pagesore, me të cilën do të mund të blihen vetëm produktet vendore. Nga Qeveria pretendojnë se një kartelë me nëntë mijë denarë do t'u jepet të gjithë personave të papunë, shfrytëzuesve të ndihmës sociale, ose me të ardhura minimale të garantuara.

Do të ketë një proces të deklarimit të vetë qytetarëve, nëse ata i plotësojnë kushtet dhe nëse i pranojnë masat eventuale. Pra, do të jetë e dyanshme ?-tha Fatmir Bytyqi -Këshilltar ekonomik në Qeveri.

Ndërsa masa e qeverisë "Fundjava pa TVSH" nuk do të jetë aq shpejt në përdorim, ndërsa më së voni do të nis në shtator. Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për Alsat njoftojnë se ende po përcaktohet se si do të zbatohet masa dhe vetëm atëherë do të punohet në pjesën teknike. Tani për tani dihet, kurdo që të jetë ajo fundjavë, produktet nuk do të shiten me çmim më të ulët, por qytetarët do të duhet të paguajnë të gjithë shumën dhe pastaj ta presin kthimin e TVSH-së ?.

Vetëm përdoruesit e aplikacionit "TVSH-ja ime", do të mund të marrin pjesë në të. Dhe vetëm produktet që do të shiten vetëm atë ditë, dhe që do të kenë një kupon fiskal për to, përfshihen në këtë paketë të masës "Fundjavë pa TVSH"-pohoi Fatmir Bytyqi -Këshilltar ekonomik në Qeveri.

Sektori bankar na tha shkurtimisht se asgjë nuk është përfunduar deri më tani. Nuk dihet nëse kartelat do të arrijnë në adresën e shtëpisë, apo do të duhet të merren nga bankat komerciale. Në paketën e tretë të masave ekonomike, Qeveria planifikon të shpërndajë kuponë për pushime vjetore në vlerë prej njëqind euro, kuponë për studentë dhe nxënës të shkollave të mesme dhe para për biznesin.

Ile Petreski