Thirrjet e PD për tubim në Tiranë, pikë kontrolli në Bradashesh! Bllokohet ambulanca nga trafiku
  • 4 years ago
Krijohet trafik i rënduar te rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, pasi në të është ngritur një postbllok për të mos lejuar asnjë automjet t'i drejtohet Tiranës. Kjo për respektimin e rregullave të vendosura nga qeveria, por edhe për të shmangur militantët t'i përgjigjen thirrjes së kreut të PD-së për tubimin e orës 16:30 në Tiranë.

Për shkak se mjetet po kontrollohen një më një, ka sjellë dhe një rëndim të trafikut. Gjithashtu aty është bllokuar edhe ambulanca, e cila ishte me sirena ndezura për të transportuar urgjent një pacientë. Është dashur ndërhyrja e policisë, për të bërë të mundur që ajo të kalojë dhe të vazhdojë rrugën drejt Tiranës.
Recommended