Lulzim Basha: Gabova qe u ula me Ramen para 3 vitesh, do te nisim protestat

  • 4 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se shumë shpejt do të nisin protestat. Ky është vendimi i selisë blu i marrë pas mbledhjes së Lulzim Bashës me krerët e partive aleate, pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

?Dita e sotme është një tjetër shembull i keq se vendi drejtohet nga një hajdut dhe një kriminel. Opozita është e vendosur të ndërmarrë të gjitha hapa demokratike por të vendos për largimin të së keqe së shqiptarëve, të së keqes së Shqipërisë që është Edi Rama. Vendimi ynë i parë është mbështetja për të gjitha protesta e aleancës për teatrin dhe nisja e organizimit e protestave qytetare dhe mbarëpopullore. Duke nisur me efekt të menjëhershëm?.

Basha kujtoi momentin kur si sot 3 vite më parë u ulu me Kryeministrin Edi Rama për të arritur një marrëveshje politike. Sot, atë takim, Lulzim Basha e konsideron gabim që nuk do ta përsërisë.

?Prej 7 vitesh PD dhe opozita kanë bërë betejë me këtë të keqe dhe autor të kësaj të keqe. Si sot 3 vjet më parë unë u ulua me këtë njeri me besimin se forcat politike mund të arrinin një marrëveshje në të mirë të popullit. Koha tregoi shumë shpejt se u gabova. Ky gabim nuk do të përsëritet më kurrë?.

Pika e dytë që u vendos në mbledhjen e PD me aleatët, sipas Lulzim Bashës, do të jetë ndëshkimi i autorëve të ngjarjes së sotme (17 Maj 2020), sikurse tha dhe ai vetë, duke nisur që nga Kryeministri Edi Rama.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended