Serbia reagon ashpër ndaj qëndrimeve të Pendarovskit

  • 4 years ago
Qëndrimi i Presidentit Stevo Pendarovski, për portalin kosovar Gazeta Express, se ai nuk e mbështet korrigjimin e kufijve midis Beogradit dhe Prishtinës provokoi reagime të forta në Serbi. Pendarovski shpjegon se ai mbështet përpjekjet e SHBA-së dhe BE-së, për një marrëveshje kompromisi, por pa një shkëmbim territoresh.

 Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski

"Presidenti Pendarovski beson se zgjidhjet që mund të çojnë në ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve dhe njerëzve mund të kenë një ndikim të dëmshëm për rajonin, dhe në përpjekjet gjithëpërfshirëse të bëra në rimëkëmbjen pas konfliktit të rajonit dhe ndërtimin e shoqërive të qëndrueshme multietnike"

Deklarata e Pendarovskit u dënua nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Për portalin serb Mondo.rs, Vuçiq tha se Pendarovski i vardiset Gjermanisë dhe se qëndrimi i tij përkon me qëndrimin e Ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Mas.

Unë e luta Pendarovskin në inaugurim, marrëdhëniet tona janë të mira, ekonomike dhe tregtare". Unë iu luta atij si Zotit, keni bërë tashmë diçka që shumë vende do të interpretonin ndryshe, shikoni mos flisni për ato vende, ajo nuk është puna juaj- deklaroi Aleksandar Vuciq, President i Serbisë

Reagoi edhe Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin me fjalë fyese për gjuhën maqedonase.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut lirisht mundet lirisht të heshtë në gjuhën që askush nuk ia njeh përveç Serbisë, dhe në gjuhët tjera ai mundet edhe më shumë të heshtë, sepse askush nuk kërkon e që ia e pranon mendimin e tij- poohoi Aleksandar Vulin, Ministri i Mbrojtjes së Serbisë.

Nga Villa Vodno nuk pranuan të komentojnë deklaratën e Vuçiqit, ndërsa për qëndrimin e Vulinit, vlerësuan se nuk meritonte asnjë koment.

Bojan Stojanovski

Recommended