Report TV -3 autobusë me punonjës sezonal i drejtohen Greqisë! Qytetarët: Respektohet distanca

  • 4 years ago
Mundësimi pas një marrëveshje për të mundësuar lejimin e punonjësve sezonal mes dy qeverive shqiptare dhe asaj greke, ka bërë që autobusët e parë t'i drejtohen Kakavijës. Ditën e sotme kanë qenë 3 autobusë që i janë drejtuar Greqi për të punuar në bujqësi. Punonjës thanë për Report Tv se pata kanë punuar dhe më parë në Greqi dhe se ka qenë pala greke që ka aplikuar dhe kërkuar shërbimet e tyre. Punonjësit që i janë drejtuar sot Greqisë kanë qenë nga Korça dhe Elbasani, ndërsa në një autobus ndodhen rreth 30 veta. Ata thanë se respektohet distanca sociale, duke lënë bosh një sedilje, ndërsa të gjithë janë të pajisur me maska.

Recommended