Report Tv-Mat, vret 2 punonjës të Bashkisë e plagos 2 të tjerë kur po drekonin
  • 6 years ago
MAT - Dy të vrarë dhe 2 të plagosur, ky është bilanci i një konflikti në fshatin Shëlli në njësinë administrative Lis të Matit. Viktima janë dy punonjës i bashkisë Mat, Mentor Hoxha dhe Erzen Aliaj. Fillimisht i vdekur u deklarua vetëm Mentor Hoxha, ndërsa Aliaj ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në Spitalin e Traumës.

Sipas të informacioneve paraprake nga gazetari i Report Tv, Artan Rizvani, ngjarja është regjistruar rreth orës 14:00. Report Tv ka mësuar se personi i dyshuar nga policia se ka kryer vrasjen është Kujtim Koxha, dhe se është arrestuar nga policia.
Recommended