“Teatri”/ Meta: Aktet tregojnë për veprimtari kriminale - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas takimit në Myftininë e Kavajës me klerikë, presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish rreth vendimit të Këshillit Bashkiak për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.Kreu i shtetit i konsideroi aktet e miratuara së fundi si veprimtari e mirëstrukturuar kriminale. Sipas tij, nuk bëhet fjalë vetëm për shkelje të Kushtetutës, por edhe përmbysje të parimeve të shtetit të së drejtës.?Më duket marrëzi e jashtëzakonshme cdo përpjekje për të prishur teatrin, pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore të kësaj cështje që ka marrë dimension të qartë ndërkombëtar. U njoha me reagimin e komisioneres së BE për kulturën, e cila bën thirrje për mbrojtjen e këtyre vlerave, jo për përplasje. Nuk kam dicka të re nga 24 orët e mëparshme kur dola me padi. Por nuk besoj dot disa fakte dhe akte, një pjesë e së cilave janë denoncuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në Prokurori. Më duket një papërgjegjshmëri përtej cdo ekstremi dhe llogarie. Nuk kemi të bëjmë thjesht me shkelje të Kushtetutës, përmbysje të parimeve të shtetit të së drejtës, thjesht me përgjegjësi penale të personave që po e prishin, por aktet e fundit të bëra publike flasin në mënyrë të qartë për veprimtari të strukturuar kriminale.?Nëse shembet Teatri, sipas Presidentit, Shqipëria rrezikon në rrugën e saj të integrimit në BE.?Nuk mund të bëjmë një marrëzi të tillë, të tentojmë t?i vëmë kazmën teatrit, se kështu i vë kazmën edhe përpjekjeve për të ecur me Maqedoninë e Veriut drejt çeljes së negociatave, por edhe për paqen sociale në vend. Shpresoj ende te reflektimi, shpresoj që aktet që kam parë të mos jenë të vërteta?.