Shabani: Ministri nuk pret ligjin, por bën ç'thotë Rama, kemi rrezik të mbetemi në diktaturë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #intervista
Në një intervistë për Ora News, pedagogu Endri Shabani u shpreh se ministri nuk pret për një akt ligjor, por sa dëgjon Ramën të flasë direkt vepron.

Shabani tha se Rama ka shfaqur tendenca autokracie dhe rrezikshmëria për të mbetur në diktaturë është shumë e lartë, sipas tij.

Shabani renditi tri kritere të cilat identifikojnë një diktaturë dhe një person i cili ka tendenca të tilla.

Endri Shabani: Në Shqipëri, polici, madje ministri nuk pret që të ketë një akt ligjor, por sa dëgjon kryeministrin që thotë diçka e vë direkt në zbatim. Kjo do të thotë që nesër kryeministri mund të thotë s?do të ketë më zgjedhje dhe ministrat do të zbatojnë urdhrin e kryeministrit. Këtu individët brenda institucioneve i përgjigjen liderit tashmë.

Rama i ka shfaqur të gjitha tendencat autokratike. Rrezikshmëria jonë për të mbetur në diktaturë është shumë e lartë. Ka tre kritere kryesore që mund ta identifikosh diktaturën. Një lider diktator mund ta identifikosh me tre tipare: Profilizimi i njeriut të fortë dhe gjithëdijshëm dhe pjesa tjetër një popull që nuk merr vesh.

Simptoma e dytë: Nevoja për një rrezik. Shpesh liderët autoritarë shpikin rrezikun. Në këtë rast rreziku real është se kemi një sëmundje në terren

Elementi I tretë: Zbërthimi i institucioneve që i bëjnë rezistencë, Gjykata, Parlamenti, Shoqëria civile. Në Shqipëri të gjitha këto institucione janë të dekurajuara, të pezmatuara dhe në pamundësi totale për t'i rezistuar kryeministrit. Praktikisht vullneti i tij kthehet në vullnet shtetëror.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shabani-ministri-nuk-pret-ligjin-por-ben-cthote-rama-kemi-rrezik-te-mbetemi-ne-diktature

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv