Matura, provim me alternativa - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Testi i maturës shtetërore këtë vit do të ketë disa ndryshime përsa i përket përmbajtjes së tij. Autoritetet njoftojnë maturantët se pyetjet do të jenë vetëm me alternativa dhe kohëzgjatja e testit do të jetë dy orë.REZANA VRAPIDREJTORESHE E SHERBIMEVE ARSIMORE?Testi i Maturës Shtetërore 2020 do të bazohet vetëm në pyetje me alternativa. Kohëzgjatja e tij do të jetë 2 orë dhe në total, numri i pyetjeve do të jetë 60. Është llogaritur që pyetjeve me alternativa u duhet më pak kohë se sa pyetjeve me zhvillim. Prandaj, ka një kohëzgjatje deri në 2 orë dhe jo 2 orë e gjysmë?Sipas ekspertëve koha prej dy orësh është e mjaftueshme duke qenë se edhe eseja e gjuhës shqipe dhe asaj të huaj do të hiqet nga testi.?Janë hequr pyetjet ese nga pjesa e gjuhës së huaj dhe gjuhës shqipe. Dhe i gjithë testi do të bazohet vetëm në pyetje ku nxënësit do ta përzgjedhin përgjigjen. Pra, nuk do ta shkruajnë atë. Koha është e mjaftueshme.Nga përvoja që ka QSHA dhe pilotimi që është bërë, gjykohet se të gjitha pyetjet janë të realizueshme brenda këtij orari, pra brenda 2-orëshit.Patjetër që ka pyetje që duan më pak kohë se sa 1 minutë, sikurse ka edhe pyetje që mund të duan 1-2 minuta.?Provimet e maturës shtetërore do të mbahen mes datave 8 dhe 18 qershor të këtij viti.

Recommended