Ora News - U arrestua për goditjen e policit, tensione gjatë seancës për 19-vjeçarin në Pogradec

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Nën masa të rrepta sigurie po zhvillohet seanca për masën e sigurisë të 19 vjeçarit Firdeus Berberi, i cili u arrestua dy ditë më parë për dhunimin e një efektivi policie në Pogradec pasi kishte thyer karantinën. Jashtë ambjenteve të gjykatës ka shumë familjarë dhe forca policie.

Nuk munguan as tensionet. Familjarët kundërshtojnë masën e sigurisë. Sipas nënës së 19-vjeçarit, djali po i mbahet padrejtësisht në burg teksa denoncon se janë dhunuar në shtëpinë e tyre.

"Thirri policia, njëri ka qenë civil është hapur dera dhe djali i ka thënë çfarë kërkoni. Ka thënë jo po bëni zhurmë. Djali i ka thënë nuk do të bëjmë më. Personi civil e ka shtyrë dhe ka bërë foto. Djali i ka thënë nuk ke të drejtë të bësh foto në shtëpinë time.Në atë moment kam hyrë unë. Ai nuk është lokal, është shtëpi. Mund të vini ta verifikoni. E nxora djalin për tu ngjitur lart, kam qenë te dera bashkë me policët e tjera dhe kam mbyllur derën.

Në atë moment polici civil ka hyrë nga krahu tjetër, policia te dera para, ndërsa ai pas. Ai ka shqyer derën, ka goditur djalin. Djali ja ka kthyer. Ka shenja edhe djali, edhe unë. Na kanë tërhequr zvarrë policia deri afër degës. Edhe unë kam shenja në trup, jam dhunuar nga personi civil.Duhet të mbrohem nga shteti, por nuk e di nga cili shtet".

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/u-arrestua-goditjen-e-policit-tensione-gjate-seances-19-vjecarin-ne-pogradec

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/7P7veHYbzdE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended