Veteranët e luftës në Berat nderojnë dëshmorët me grushtin lart: I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre

  • 4 years ago
Përkujtohet dita e dëshmorëve të rënë në luftën antifashiste nacional çlirimtare në varrezat e dëshmorëve të qytetit të Beratit. Paraditen e sotme veteranet e luftës nuk kanë pritur organizimin e bashkisë Berat për përkujtimin e dëshmorëve, por ata kane zhvilluar ceremoninë herët. Me tufa me lule në duar dhe me grushtin lart, duke nderuar të rënët ata kanë kryer ceremoninë. Veteranët shprehen se ne nuk mund të prisnim bashkinë sepse koha jonë ështeë e kufizuar dhe nuk na lejohet me pas orës 9:30, prandaj e organizuam më herët.

"Ata dhanë jetën për shtetin dhe ne për shtetin jemi. Mos të dëmtohet kombi. I paharruar qoftë kujtimi i tyre,"-shprehet një veteran lufte.

"Ne respektojmë ligjet e shtetit, që nuk lejohen grumbullimet, por ne morëm leje në instancat drejtuese. Kjo është ditë e shënuar, pasi dëshmorët dhanë jetën për këtë truall. Nuk mund të rrinim ne pa i nderuar dhe për këtë arsye qeveria na dha leje. Ata dhanë jetën me grushtin lart dhe ne duhet të jemi fiks si në atë kohë,"-shprehet një tjetër veteran lufte.

Recommended