Ora News - Trafik droge në Greqi nëpërmjet thasëve me krunde, SPAK çon në gjyq 6 trafikantët

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet për 6 persona të akuzuar se tentuan të trafikonin 1074.2 kg, kanabis në Greqi nëpërmjet Pikës se Kalimit Kufitar Kapshticë.

SPAK dërgoi çështjen për gjykim për 6 persona, Adrian Sako, Zija Hidri, Bashkim Murataj, Gentjan Ramadani, Andrea (Renato) Muço dhe Mariglen Sako, të cilët në shkurt të vitit të kaluar tentuan që të trafikonin drogë në Greqi, duke e fshehur në thasë me krunde.

Kur u kap droga?

Më 12.02.2019 duke u gdhirë data 13.02.2019, të pandehurit Adrian Sako dhe Zija Hidri, në bashkëpunim me të pandehurit Bashkim Murataj dhe Gentjan Ramadani, nën drejtimin dhe organizimin e grupit të strukturuar kriminal nga ana e të pandehurit Bashkim Murataj, kanë tentuar të trafikojnë 104 (njëqind e katër) thasë të mbushur me lëndë narkotike të llojit cannabis sattiva, në peshën e përgjithshme 1074.2 kg, nepermjet Pikes se Kalimit Kufitar Kapshtice.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/tentuan-trafikimin-e-1-ton-kanabis-drejt-greqise-spak-perfundon-hetimin-6-te-pandehur

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended