Ora News - Banda e drogës në Greqi, u arrestuan 3 shqiptarë dhe 5 grekë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pesë shtetas grekë dhe tre shqiptarë janë arrestuar si pjesëtarë të një rrjeti të trafikut të lëndëve narkotike.

Si kreu i rrjetit konsiderohet një shtetas tjetër shqiptar, që është shpallur në kërkim.

Operacioni filloi të premten në Atikë dhe Thesali dhe drejtoria e përgjithshme e policisë greke publikoi një komunikatë pasditen e të shtunës.

Si i implikuar në këtë rrjet akuzohet edhe një tjetër pjesëtar i policisë, që shërbente në Grebena, por ai është lënë të hetohet në gjendje të lirë, pasi ende nuk është zbardhur roli i tij në përbëje të rrjetit.

Sipas komunikatës, hetimet nga shërbimi i kontrollit të brendshëm kishin filluar që në muajin korrik.

Nën komisari i policisë akuzohet se i dispononte lëndë narkotike një rrethi të zgjeruar personash. Të dy policët, duke shfrytëzuar detyrën e tyre, i ofronin rrjetit informata që lehtësonin veprimtarinë e tyre.

Rrjeti i trafikut të drogës vepronte në Atikë, Thesali dhe në Peloponez.

Nga kontrollet që ushtroi policia në tetë banesa, u gjetën dhe u sekuestruan:

Lëndë narkotike si kokainë dhe kanabis, 5 armë të tipit pistoletë, shuma parash me vlerë të përgjithshme 35.000 euro, një numër i madh telefonash dhe kartash sim, buzhuteri dhe snede të tjra të çmuara.

Gjithashtu u sekuestruan tre automjete që përdoreshin nga rrjeti për të trafikuar lëndët narkotike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/banda-e-droges-ne-greqi-u-arrestuan-3-shqiptare-dhe-5-greke

Recommended