Hidhet insekti që lufton procesionaren,sëmundjen e pishave Llogara, Klosi Priten 7 milionë turistë

  • 4 years ago
Në Parkun Kombëtar të Llogarasë u hodh sasia e parë e insektit për të luftuar procesionaren, sëmundjen e pishës së zezë.

Ministri i Turizmit Klosi ka sjellë pamje nga Llogaraja, ku ka theksuar se për vitin 2020 priten të vijnë 7 milionë turistë, pasi edhe me gjithë turbullinë që solli koronavirusi shkurti u mbyll me 13.4 % turistë më shumë se shkurti i vitit të kaluar.